AlbanianSport.com 19.02.2017 09:45
ASNN – Janë luajtur të shtunën 3 prej takimeve të vlefshme për javën e 9-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si grupi A1, ndërsa i katërti, ai midis Lushnjës vendase dhe Vllaznisë, luhet sot.
Kështu, kampionet në fuqi të rrjetës, edhe pse me vështirësi, ia kanë dalë të triumfojnë përsëri ndaj të kuqeve të Roland Tares. Barleti Volej, njëkohësisht dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, ia ka marrë dorën Partizanit. E mund 3-1 dhe kryesimi nuk cënohet.
Ndërkaq, Tirana e ka mundur Elbasanin 3-0 në takimin ku, për asnjë moment, kryeqytetaset nuk e vunë në diskutim fitoren, duke mos u dhënë asnjë mundësi vendaseve për të tentuar më shumë. Po në 3 sete, Teuta ka fituar në Durrës ndaj Skënderbeut.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 9-të
(18-19 shkurt 2017)
Të shtunën:
Teuta – Skënderbeu 3-0
Elbasani – Tirana 0-3
Barleti Volej – Partizani 3-1
Të dielën:
Lushnja – Vllaznia ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 9 9 0 27-4 26
- Teuta 9 7 2 24-9 21
- Partizani 9 6 3 21-12 19
- Tirana 9 5 4 19-13 16
- Vllaznia 8 5 3 16-14 13
- Lushnja 8 2 6 9-20 5
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0