Luhen 3 takime të javës së 12-të, jepet edhe verdikti i parë i sezonit

Share Button

Volejboll-Femra-logo

AlbanianSport.com 26.03.2016 08:55

ASNN – Janë luajtur dje 3 nga ndeshjet e javës së 12-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1 dhe Barleti Volej ka vazhduar me serinë e fitoreve në kampionat, por trajneri i kësaj skuadre Hasan Gurabardhi ka qenë i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij në fitoren 3-0 ndaj Skënderbeut.

Kjo sepse, pavarsisht fitores, kampionët në fuqi u kanë falur 7 pikë për set korçareve dhe për këtë arsye Gurabardhi dje nuk ka qenë i kënaqur me të tijtë. Ndërkaq, në derbin e kryeqytetit, bardheblutë e Adrian Gorenxës, përsëri pa Shkurtin e Laskun, por me Nezajn, Bllokun, Pirrën, Tucin e Agollin i detyrojnë të kuqet e Roland Tares të dorëzohen pa kushte, duke fituar në 3 sete.

Në takimin tjetër të javës, Elbasani ka mundur lehtësisht Flamurtarin në volejboll për femra, në shifrat 3-0, teksa kështu ka siguruar përfundimisht qëndrimin në nivelin më të lartë të volejbollit shqiptar, kurse vlonjatet i kanë dhënë lamtumirën këtij niveli, duke rënë kështu nga kategoria. Takimi i fundit i kësaj jave është ai i së mërkurës, midis Vllaznisë dhe Teutës, që do të luhet në Shkodër.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 12-të

(25-30 mars 2016)

 

Të premten:

Barleti Volej – Skënderbeu                        3-0

Partizani – Tirana                            0-3

Elbasani – Flamurtari                      3-0

 

Të mërkurën:

Vllaznia – Teuta                               ora 15:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej   12        12          0        36-1                36
  2. Tirana             12        11          1        34-3                33
  3. Skënderbeu  12          9          3        27-13              25
  4. Partizani        12          5          7        15-25              15
  5. Vllaznia         11          4          7        15-21              13
  6. Teuta              11          4          7        15-22              13
  7. Elbasani        12          2        10          8-30               6
  8. Flamurtari      12          0        12          1-36                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh