AlbanianSport.com 23/09/2019 18:10
ASNN – Trajneri grek i Luftëtarit, Jorgos Marantas, e vlerëson lart pikën e marrë me Vllazninë, një skuadër me histori në futbollin shqiptar. Por ai vë në dukje edhe ndryshimin e skuadrës, pas ardhjes së tij në krye të saj. “Pika e marrë më kënaq, sidomos me Vllazninë, një skuadër me emër në futbollin shqiptar”, – ka thënë ai.
“Shikoj se skuadra ka ndryshuar, po fiton, barazon, shënon, merr pikë dhe ka rifituar besimin, – ka vijuar heleni i stolit të gjirokastritëve. – Futbollistët po mbrojnë dhe sulmojnë, kjo tregon se ata kanë më shumë besim në vete.” Përsa u përket objektivave, Marantas shpjegon se ato mbeten bazike.
“Besojmë se do të qëndrojmë në kategori, sepse Luftëtari është një skuadër me emër në futbollin shqiptar dhe i takon të qëndrojë aty, – ka theksuar Marantasi. – Por do të shikojmë vijueshmërinë. Kemi një ndeshje të vështirë të shtunën, presim Laçin në Gjirokastër ku shpresojmë të marrim një pikë.