AlbanianSport.com 16/09/2019 21:10
ASNN – Luftëtari ka fituar 2-1 me Flamurtarin në javën e 4-t të Kategorisë Superiore, duke rikthyer shpresat dhe besimin tek skuadra gjirokastrite. Trajneri i ri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, është shprehur i kënaqur për këtë fitore, por mendjen e ka te Kupa e Shqipërisë të mërkurën, kur përballë do të ketë Turbinën.
“Më kënaq fitorja me Flamurtarin por tani na duhet të mendojmë për një tjetër ndeshje të rëndësishme, – ka thënë ai. – Të mërkurën luajmë me Turbinën, për Kupën e Shqipërisë, prandaj duhet të përgatitemi mirë.” Ndaj Flamurtarit, trajneri Marantas ka bërë disa ndryshime në formacion si dhe në pozicionet në fushë.
E duket se ato rezultuan të efektshme. “Po, bëra disa ndryshime në vendosjen e lojtarëve në fushë, – ka thënë greku i skuadrës gjirokastrite. – Po të bazohem me atë që pashë në fushën e lojës them se rezultuan të suksesshme. Po këta lojtarë do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjen e ardhshme.”
Trajneri grek i Luftëtarit ka vlerësuar se të gjitha ndeshjet që vijnë janë të rëndësishme, nuk të lehta e të vështira, pasi të gjitha kanë vlerën e 3 pikëve.