AlbanianSport.com 04.01.2015 09:35
ASNN – Luftëtari ka nisur javën përgatitore të ndeshjes së parë të pjesës së dytë të sezonitme Bylisin në Ballsh, ndërsa bluzinjtë do të kërkojnë fitoren në këtë ndeshje jashtë fushe, me qëllimin e mirë të nisjes së rrugës për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Janë dy ekipe në pozita të barabarta dhe skuadra që do të fitojë ka më shumë avantazh dhe shpresë për të pretenduar. Dhe mund të përfitojnë dhe nga fakti që Lushnja dhe Dinamo do të ndeshen midis tyre. Luftëtari do të këtë mungesën kryesore ne takimin e Ballshit atë të trajnerit Bledar Devolli, i cili është i penalizuar pas ndeshjes me Sopotin, që është luajtur në Peqin.
Devolli e drejtoi nga tribuna përballë ndeshjen që Luftëtari zhvilloi në mbyllje të pjesës së parë të sezonit ndaj Tomorit të Beratit në Gjirokastër. Dhe atij do t’i duhet përsëri të mos qëndrojë në stol edhe në këtë takim, që është shumë i rëndësishëm për skuadrën që ai drejton.
Sipas tij nëse Luftëtari do të fitojë në Ballsh, atëherë do ta ketë “autostradë” vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit dhe kalendari e favorizon të mos lejë shumë pikë. E pse jo në përfundim të fazës së dytë të Kategorisë së Parë në Jug, Luftëtari t’i bashkohet kreut në grupin B. Aktualisht diferenca me vendin e parë, që mbahet nga Lushnja, është vetëm shtatë pikë.