AlbanianSport.com 20/09/2018 19:20
ASNN – Luftëtari ka zgjedhur t’ia besojë stolin në vazhdim Gentian Mezanit, një zgjedhje që për presidentin e klubit gjirokastrit, Grigor Tavo, ishte e duhura. Kurse vetë trajneri e ka cilësuar si një sfidë të mirëpritur, në mos të vonuar, drejtimin e kësaj skuadre
Përtej rezultateve të 4 javëve të para, 38-vjeçari sheh potencial tek Luftëtari, ndërsa beson edhe tek aftësitë e veta. Për ish-trajnerin e Flamurtarit dhe Laçit, beteja e parë që duhet fituar është ajo psikologjike.
Mezani synon t’i marrë gjërat një nga një, duke mos u ngutur të flasë për objektiva. Më pas, trajneri është prezantuar me skuadrën dhe ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.