AlbanianSport.com 06.11.2014 13:30
ASNN – Bluzinjtë e Luftëtarit janë duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e radhës, atë me Naftëtarin në Gjirokastër. Dhe duke qenë se do të luajnë përballë publikut të tyre, të besuarit e Devollit kanë të vetmen alternativë, fitoren e ndeshjes. Në ndeshjen me Pogradecin gjirokastritëve u ka munguar Lorenc Shehaj, i cili në ndeshjen e fituar ndaj Bylisit qe ndëshkuar me karton të kuq. Por tashmë ndaj kuçovareve ai do të kthehet dhe kësisoj bluzinjtë nuk do të kenë asnjë mungesë.
Në ndeshjen e kontrollit, trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, ka kërkuar një zbatim me përpikmëri të detyrave nga lojtarët e tij dhe më shumë përqendrim për kundërshtarin që do të kenë përballë. Duke folur për shtypin sportiv në fund të seancës stërvitore, Shehaj do të deklaronte: “Kemi bërë maksimumin e përgatitjeve gjatë këtyre ditëve, ndërsa unë nuk e kam ndërprerë stërvitjen edhe gjatë javës që isha i ndëshkuar me atë karton të kuq.”
“Ndeshja me Naftëtarin është shumë e rëndësishme për ne, ndërsa kundërshtarin e kemi vlerësuar maksimalisht, – ka vijuar ai. – Do të futemi në fushën e lojës vetëm për të marrë tre pikët. Për veten time mund të deklaroj që jam në një gjendje shumë të mirë, ndërsa Luftëtari do të jetë një trampolinë për t’u kthyer përsëri tek Flamurtari. Unë përsa kohë do të jem në këtë skuadër do të kontribuoj për të dhënë më të mirën e mundshme për të.
“Ndërsa drejtuesit duhet të më mirëkuptojnë nëse nuk kam pasur ndonjë moment të mirë në lojë. Dhe jam i bindur se do t’ia dalim për të fituar”, – ka përfunduar futbollisti i ekipit gjirokastrite, Lorenc Shehaj. Një formacion i mundshëm i Luftëtarit ndaj Naftëtarit do të jetë: Birja, Rexha, Çunaj, Frashëri, Erg.Mersini, Shenaj, Duka, Lluka, Qejvani, Nelaj, Shenaj.