AlbanianSport.com 11.10.2016 20:35
ASNN – Me ritme të shpejta po avancojnë punimet në rikonstruksionin e mjediseve të jashtme dhe të brendshme të Stadiumit “Luftëtari” në Gjirokastër dhe ato janë drejt përfundimit. Sepse është duke u punuar edhe ditët e pushimit. Duket e përfunduar gjithçka dhe po instalohen pajisjet hidrosanitare, ndërkohë që është duke përfunduar tribuna qendrore, e cila është shtuar me 30 vende.
E vetmja gjë që mbetet për të është shtrimi i karrigeve plastike në tribunat e spektatorëve, që ende nuk kanë ardhur dhe thuhet se do të jenë 3 mijë të tilla. Janë largua stolat ekzistues të rezervave, duke u vendosur në “Fushën e Vjetër”, pasi nuk plotësonin vendet e duhura duke qenë me 10. E sipas kërkesave të Federatës Shqiptare të Futbollit ato duhet të jenë me 16 ndenjëse.
Po kështu edhe tuneli, që shërben për mbrojtjen e futbollistëve në hyrje-daljet në fushë, do të jetë i ri. Mbetet vetëm transporti i tyre dhe nuk duhet shumë kohë për vendosjen ne vendet e duhura. Së shpejti stadium i Gjirokastrës do të jetë i standardeve të kërkuara për ndeshjet e Kategorisë Superiore apo edhe të atyre ndërkombëtare dhe mendohet që të certifikohet në fundin e këtij muaji me ndeshjen ndaj Tiranës.