AlbanianSport.com 21/08/2019 17:35
ASNN – Luftëtari është një tjetër skuadër e kampionatit shqiptar që vuan problemet ekonomike. Shumë lojtarë janë ende të papaguar dhe tani në prag të nisjes së sezonit të ri, situata ende është e paqartë. Por Rrapo thotë se skuadra ndjehet me mirë nën drejtimin e trajnerit Klevis Dalipi.
Megjithatë Donald Rrapo, një nga futbollistët e skuadrës gjirokastrite, shprehet se pas bisedave me presidentin e ri të Luftëtarit, ai ka marrë premtimin se situata e krijuar do të marrë zgjidhje.
Edhe merkato është një nga pikat kyçe te Luftëtari. E shpërbërë thuajse e gjitha në fund të kampionatit që përfundoi, skuadra ka mangësi në të gjitha repartet. Megjithë afrimet e deritanishme, edhe futbollistët e rinj që po stërviten me ekipin nuk janë të mjaftueshëm për ta bërë më konkurruese skuadrën.