AlbanianSport.com 04.08.2016 16:10
ASNN – Luftëtari përballjen në miqësore me Kerkirën e ka nisur me formacionin: Miraka, Beqiri, Liçaj, Rapaj, Mersini, Rapo, Rroca, Bregu, Aleksi, Abazaj, Brahimaj. Në pjesën e dytë Luftëtari aktivizoi edhe futbollistët e tjerë të listës; Ruçin, Zdravën, Shehajn, Kazmën dhe Zogajn.
Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë dhe i vetmi gol i vendasve nuk është se tregon diferencë në lojë. Në minutën e 14-të, në një aksion pa shumë pretendime, skuadra e Korfuzit kalon në epërsi, duke përfituar edhe nga një nënvlerësim i mbrojtjes gjirokastrite, përfshi edhe portierin.
Edhe pse ndeshje miqësore ajo u zhvillua me shumë rivalitet dhe vendasit kishin më tepër terren në zotërim duke luajtur me pasime të shumta. Gjirokastritët, edhe pse nuk e kanë përmbyllur fazën përgatitore, me lojën e zhvilluar treguan se kanë përgatitjet e duhura.
Madje, nëse do të kishin menduar më shumë për sulmin, gjirokastritët mundet edhe të kishin barazuar rezultatin. Ata treguan më shumë freski fizike, e manifestuar me lojën e zhvilluar në fundin e ndeshjes, duke e zhvendosur në afërsi të portës së skuadrës së Kerkirës.