Luftëtari / Përforcimet e dështuara përvijojnë krizën e paparashikuar

Share Button

Editorial-fletorja

Nga AlbanianSport.com 12.10.2014 16:25

ASNN – Si të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, të cilat kanë bërë përforcime gjatë lëvizjeve të futbollistëve në verë, edhe Luftëtari bëri të sajat. E në fakt këto përforcime, që nuk janë pak, por nëntë futbollistë të ardhur, janë quajtur nga drejtuesit e klubit bluzi si tepër cilësore. Sepse janë të gjithë lojtarë, që kanë luajtur në ekipe të Kategorisë Superiore, të tilla si Flamurtari, Dinamo, Vllaznia e Skënderbeu. Madje gjatë periudhës përgatitore, si dhe ndeshjeve miqësore të luajtura para kampionatit, u duk sikur Luftëtari, edhe për shkak të këtyre përforcimeve, nuk do të ndalej në kampionat për të arritur qëllimin final, që është ngjitja në Superiore.

Dhe shansi më i mirë për gjirokastritët ishte që dy ndeshjet e para i kishin në shtëpi, ndaj Dinamos dhe Sopotit. Mirëpo, nga gjashtë pikë që duhet të merrte e që sigurisht do t’i jepnin vendin e parë, Luftëtari ka marrë zero pikë, pasi është mundur 0-2 nga Dinamo dhe 0-1 nga Sopoti. E të dy këto humbje, por dhe vendi i fundit me zero pikë, e kanë detyruar Luftëtarin që të dorëzohet që në javën e dytë të kampionatit. Sepse teksa drejtuesit premtonin se me këto blerje do të ishin një “kockë e fortë” për të gjithë kundërshtarët e grupit të Jugut, në fakt blerjet e kryera në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në verë kanë rezultuar dështim.

Dhe me dy ndeshjet e para, Luftëtari ka treguar se ka marrë futbollistë të aftë për në stërvitje, por jo për ndeshje zyrtare, ndërsa në fushën e lojës kanë qenë krejtësisht të pafuqishëm. Dhe kur puna e kryer në stërvitje nuk është në të njëjtën linjë me rezultatet, atëherë kjo skuadër nuk ka të ardhme. Madje gjërat nuk duken të mira që nga fakti që nuk është bërë një analizë për të nxjerrë shkaqet e humbjes. Jo vetëm kaq, por një ndeshje nuk mund të merret vetëm duke vënë zemrën në fushën e blertë, apo dhe me deklarata nëpër media. Sepse kërkon tjetër gjë.

E për shkak të këtyre humbjeve në shtëpi, Luftëtari vijon të jetë në heshtje shtypi. Ndoshta lojtarëve dhe stafit teknik i vjen rëndë të thonë përsëri ato gjëra që kanë deklaruar përpara nisjes së kampionatit. Ama në këtë situatë, drejtuesit e klubit nuk mund të rrinë indiferent. Aq më tepër që këto dy humbje nuk kanë ardhur nga gazetarët, por nga lojtarët që kanë qenë në fushën e lojës. Madje nga sa mësohet, Luftëtari ende nuk ka marrë rrogat e dy muajve të fundit dhe pritet që javën e ardhshme të shpërblehen dhe financiarisht.

E megjithatë duhet parë, ndërkohë që Luftëtari është stërvitur këtë javë intensivisht. Dhe në fakt, edhe pse janë dy humbje radhazi, Devolli i ka lënë të tijtë dy ditë pushim. Sepse vetëm kështu mund të jenë të qetë në përgatitjen e ndeshjes me Tomorin, e cila është “thikë me dy presa”, pasi dhe beratasit kanë nevojë për pikë. Luftëtari do të shkojë me dy mungesa në Berat, teksa Çaço do të vuajë ndëshkimin me kartonin e kuq në ndeshjen me Sopotin, kurse Lluka është i dëmtuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

AlbanianSport.com 06/03/2024 22:05 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh