AlbanianSport.com 26.01.2015 09:15
ASNN – Sulmuesi korçar ka shënuar pesë gola në ndeshjet miqësore të periudhës përgatitore dimërore: “Besoj tek kjo skuadër dhe jam i lumtur që kam zgjedhur Luftëtarin për të luajtur”. Bilanci i ndeshjeve miqësore për bluzinjtë e Bledar Devolli në këtë periudhë përgatitore të dimrit është pozitiv, sepse janë marrë dy fitore dhe një barazim. Por megjithatë kjo nuk do të thotë se skuadra bluzinj nuk ka ende për të rregulluar. Ndoshta skuadrës së Bledar Devollit, deri në nisjen e kampionatit, mund t’i duhen të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje tjetër miqësore.
Në këto ndeshje Luftëtari tregoi se blerjet nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër kanë qenë jo vetëm pozitive, por dhe të arrira, ndërsa një pjesë e mirë e lojtarëve të ardhur kanë shënuar për kundërshtarët. I tillë është dhe sulmuesi korçar, Artnant Tahirllari, i cili ka shënuar plot 5 gola në dy ndeshjet e luajtura miqësore. Pas ndeshjes me Memaliajn, sulmuesi Tahirllari është shprehur i kënaqur për gazetat sportive të ditës. “Gradualisht ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit po afrohen”, – ka deklaruar ai.
“Ndaj jemi duke u përgatitur fort, edhe pse moti nuk na ka lejuar të bëjmë më të mirën në stërvitje, – ka thënë korçare në vijim. – Por me ndeshjet miqësore që ne kemi luajtur besoj se jemi gati për kampionat. Golat që kam shënuar janë vetëm një paralajmërim për kundështarët që kemi në kampionat. Ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit do të jenë të vështira, ndërsa jam shumë i kënaqur që zgjodha Luftëtarin. Gjatë seancave të stërvitjes shikoj një grup lojtarësh me karakter dhe vullnet që duan të jenë sa më seriozë në detyrat që jep trajner Bledar Devollit.”
“Unë besoj shumë te kjo skuadër që në çdo ndeshje do të japi maksimumin, ndonëse ndeshjen e parë do ta kemi në një fushë të vështirë siç është ajo në Ballsh, – ka theksuar Tahirllari. – Grupi i futbollistëve po punojnë të gjithë së bashku për të ta filluar me këmbë të mbarë këtë vit”. Dje skuadra gjirokastrite ka qenë pushim, ndërsa sot do të nisë puna për javën përfundimtare të periudhës përgatitore, kurse të hënën e ardhshme do të jetë përgatitja specifike për ndeshjen me Bylisin e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë