AlbanianSport.com 17.12.2014 07:15
ASNN – Për ndeshjen e sotme me Sopotin, Luftëtarit i mungon vetëm mesfushori Lluka, kurse pjesa tjetër e ekipit e gjitha e gatshme. Skuadra nuk ka pushuar asnjë ditë, ndërsa të gjitha përgatitjet për ndeshjen e radhës me Sopotin në transfertë i ka bërë në kompleksin sportiv në Derviçian.
Dita e djeshme, e cila ka qenë dhe seanca e fundit stërvitore e bluzinjve, është zhvilluar në Pallatin e Sportit në Gjirokastër, sepse reshjet e shiut e kanë bërë të pamundur që skuadra të dilte në terren të hapur. Ndaj dhe dora e fundit e përgatitjeve është kryer në parketin e Pallatit të Sportit.
Ndeshja do të luhet në Peqin dhe për të qenë sa më gati për këtë sfidë, gjirokastritët kanë udhëtuar rreth orës 16:00 drejt Elbasanit, atje ku dhe kanë kaluar mbrëmjen, ndërsa sot rreth orës 12:00 ata do të jenë në Peqin. formacioni i mundshëm i Luftëtarit, teksa mungon Julian Lluka, i cili ka 3 kartonë të verdhë, do të jetë: Thano, Rexha, Çunaj, Duka, Frashëri, Erg. Mersini, Shenaj, Qejvani, Çaço, Nelaj, Shehaj.