AlbaniaSport.net 22.01.2015 16:55
ASNN – Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Vladimir Gjoni, deklaroi: “Ishte nga ndeshjet më të mira që kam drejtuar deri tani në karrierën time si trajner. E kisha përgatitur skuadrën të jepte maksimumin në fushën e lojë dhe të mos lëshonte deri në përfundimin e saj.”
“Fitorja i takon futbollistëve, por edhe tifozerisë, e cila e kompensoi daljen e Frashërit me kartonin e kuq”, – ka përfunduar matjani i stolit gjirokastrit. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, theksoi: “Në pjesën e parë luajtëm dobët dhe u ndëshkuam nga një gol aksidental”.
“Pjesën e dytë ishim superiorë dhe shpërdoruam shumë raste shënimi, shumica të pastra, – vijoi ai. – Lojtarët ishin të ngarkuar psikologjikisht pasi e kërkuam fitoren me çdo kusht. Megjithatë, gara është e fortë dhe e hapur si për skuadrën që do të ngjitet në Kategorinë Superiore, ashtu edhe për ekipin që do të bjeri nga kategoria.”
“Luftëtari fitoi me meritë dhe fituesi nuk gjykohet”, – përfundoi trajneri i Lushnjës, Artan Bano.