Luftëtari / Largime masive, gjirokastritët, një skuadër në kaos

Share Button

Stadiumi-Luftetari-Gjirokastra-tjeter

AlbanianSport.com 12.01.2015 20:40

ASNN – Luftëtari është duke u goditur nga largimet e shumta të futbollistëve, ndërsa po ndeshet dhe me fenomenin që shumë lojtarë ende nuk janë të vendosur për të qenë pjesë e bluzinjve të Bledar Devollit. Në përfundim të pjesës së parë të sezonit, apo dhe 12 ndeshjeve të luajtura, Luftëtari është pozicionuar në vendin e 8-të. E megjithatë gjirokastritët janë ende me shpresën e madhe për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, teksa janë 7 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Lushnja me 21 pikë.
Me këtë mendim, por dhe me mbështetjen e pakursyer të presidentit Flamur Bime, janë kërkuar dhe përforcime, ndërsa Dosti, Tahirllari, Papa dhe Braho ishin lojtarët e parë që u paraqitën në stërvitje me gjirokastritët. Madje vazhduan stërvitjen deri dje, por vetëm Braho është i zyrtarizuar si pjesë e bluzinjve për vazhdimin e kampionatit. Dhe ka ndodhur kështu, teksa Dosti, Tahirllari dhe Papa janë larguar me mendimin për të mos u kthyer më, sepse nuk kanë gjetur akordin financiar me presidentin Bime.
Është lënë dita e sotme për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe të vendoset midis palëve, por gjasat janë që vetëm Tahirllari mund të rikthehet në Gjirokastër. Largimi i Dostit, Papës, Tahirllarit është shoqëruar me ikjen e shumë futbollistëve vendës. Nuk janë më pjesë e skuadrës Sulejmani, Nelaj, Shehaj e po kështu dhe Zhupa, Aliaj, K. Kazma dhe M. Kazma. Duket se edhe Zholi ka shpallur divorcin me Luftëtarin dhe numri i të larguarve në tregun dimëror të futbollistëve është thuajse sa një formacion i plotë.
Dhe Devollit i duhet të bëjë plotësimin e këtyre vendeve, ndërsa koha është shumë e shkurtër dhe skuadra duhet të jetë gati më 7 shkurt kur të rifillojë kampionati. Madje Luftëtari duhet të mendojë dhe për mbijetesë, sepse me të vërtetë është shtatë pikë larg Lushnjës kryesuese, por ndodhet dy-tre pikë nga Shkumbini e Naftëtari që mbyllin renditjen e Jugut. Dhe fakti që me të dy këto skuadra do të luajë në fushë të huaj, atëherë ekzistenca e Luftëtarit është në pikëpyetje. Ndaj formatimi i skuadrës është detyre urgjente.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh