AlbanianSport.com 28/09/2018 20:45
ASNN – Përballë Luftëtarit të shtunën do të jetë Kukësi, një skuadër që për momentin gëzon formë të mirë. Këtë e ka theksuar edhe trajneri i gjirokastritëve, Gentian Mezani në konferencën përpara kësaj sfide.
Por ai ka besim te djemtë e tij se do të bëjnë mirë, pasi janë po ata që sezonin e kaluar dolën në vend të tretë dhe luajtën edhe në Kupat e Evropës. Trajneri Mezani pranon se skuadra e tij është mirë fizikisht dhe do të synojnë ndaj Kukësit të marrin pikët maksimale.
Ndeshja Kukësi-Luftëtari luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, pra, praktikisht, një fushë asnjanëse për të dy ekipet. Sipas Mezanit ky fakt është gjë e mirë për secilin. Kukësi-Luftëtari luhet të shtunën në orën 15:45 në Elbasan.