Luftëtari / Gjoni: Besoj tek skuadra, marrim pikë në Ballsh

Share Button

Vladimir-Gjoni-Burreli

AlbanianSport.com 14.03.2015 10:45

ASNN – I pari i stolit gjirokastrit nuk ka bërë shumë ndryshime, por vetëm vendosjen e lojtarëve në fushë. Gjoni: “Lojtarët duhet ta ndjejnë peshën e rëndë të fanellës së Luftëtarit dhe të marrin përgjegjësinë”. Luftëtari i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme ndaj Bylisit në fushën e kësaj të fundit. Dhe në përfundim të stërvitjes, trajneri i gjirokastritëve, Vladimir Gjoni, ka dhënë deklaratën e tij të parë në lidhje me ndeshjen ndaj Bylisit.

Nga i pari i stolit gjirokastrite, pavarësisht se gjendja fizike e lojtarëve nuk duket fort e mirë, aq sa për të mos i sforcuar gjatë stërvitjes ka pasur dhe pauza çlodhjeje për futbollistët, është mësuar se në fushë do të jetë një Luftëtar me një tjetër fytyrë. Që do të thotë se nëse lojtarët do të japin zemrën në fushë dhe shpirtin, atëherë nga “Adush Muça” do të mund të largohen me pikë. “Në tre ditë që përgatis skuadrën, kam vërejtur se ekipi përbëhet nga futbollistë cilësorë”, – ka deklaruar Gjoni.

“Besoj tek aftësitë individuale të lojtarëve, por nuk është kjo gjithçka që të çon tek rezultati, – ka vijuar ai. – Duhet që ta ndjejnë përgjegjësinë dhe “aromën me peshë të rëndë” që ekziston tek emri i Luftëtarit. Në fushë do të futemi të bëjmë më të mirën e mundshme dhe bindja ime është se nuk do të dalim pa pikë.” Ndryshe nga shumë takime të tjera, Luftëtari do të udhëtojë brenda ditës për zhvillimin e ndeshjes, pasi edhe distanca e rrugës është e shkurtër.

Por kjo duket se vlen dhe për anën psikologjike të ekipit, i cili përpara kësaj ndeshjeje duhet të jetë sa më i qetë. Gjoni nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion për sa i përket emrave që do të përbëjnë formacionin bazë, por duket se do të ndryshojë mënyrën e vendosjes në fushë. “Kjo mënyrë loje – shprehet Gjoni – është më e përshtatshme për ndeshjet në fushë të huaj, por nuk është se do të luajmë me këtë vendosje në fushën tonë”, përfundon Gjoni.

Dhe formacioni i mundshëm i Luftëtarit në përballjen me Bylisin do të jetë: Thano, Frashëri, Brahimi, Rexha, Dosti, Shena, Duka, Erg.Mersini, Lluka, Çaço, Braho. Kësisoj Luftëtari është gati për të bërë surprizën dhe për të marrë pikë në Ballsh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh