AlbanianSport.com 11.03.2015 17:05
ASNN – Stolin gjirokastrit do ta drejtojnë dy burrelas, trajneri Vladimir Gjoni dhe ndihmësi i tij, Dritan Gjokaj. Ky i fundit iu prezantua skuadrës nga vetë trajneri Gjoni. Dhe vetë Gjokaj për mediet u shpreh: “Është nder dhe vlerësim të drejtosh skuadrën e Lufëtarit të Gjirokastrës, një skuadër me histori dhe vlera të mëdha”.
“Së bashku duhet të punojmë pa u kursyer dhe të japim maksimumin, – ka vijuar ai. – Në mënyrë që jo vetëm të mos rrezikohemi për rënien nga kategoria, por ta pozicionojmë skuadrën sa më lartë në klasifikim. Skuadra shoh se ka një përbërje me futbollistë të përgatitur dhe me mundësi që të fitojnë ndaj çdo skuadre.”
“Kemi mundësitë t’i kthejmë moralin ekipit duke fituar ndaj çdo skuadre pa u ndikuar se me kë dhe ku do të luajmë. Kam besim se së bashku do t’ia dalim”, – ka përfunduar deklaratën e tij ndihmëstrajneri i Luftëtarit, Dritan Gjokaj.