AlbanianSport.com 13.03.2015 10:55
ASNN – Gjirokastritët përgatisin sfidën me Bylisin në Ballsh me idenë e marrjes së pikëve në fushë të huaj. Futbollistët e Luftëtarit janë përgatitur gjatë gjithë javës nën drejtimin e trajnerëve burrelas Gjoni dhe Gjokaj, por edhe Shanes e Lamajt, me synim e vetëm kalimin me sukse të ndeshjes në Ballsh me Bylis.
Dhe objektivi i Luftëtarit në këtë ballafaqim me ballshiotët, të cilët kërkojnë të ngjiten në Kategorinë Superiore, është të mos dalin pa pikë nga kjo sfidë. Mendohet që skuadra të vazhdojë përgatitjet edhe ditën e sotme në Gjirokastër për të udhëtuar ditën e ndeshjes drejt Ballshit.
Takimi është i vështirë për Luftëtarin, sepse do të ndeshet me një kandidat të fortë për në Kategorinë Superiore. Çdo rezultat tjetër, përveç barazimit dhe fitores, ia lëkund fort pozitat ballshiotëve kryesues, kurse për gjirokastritët, të cilët kërkojnë mbijetesën duhet medoemos rezultati pozitiv.