Në kushtet kur fusha është vizuar dje për të qenë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Naftëtarit, atëherë trajneri Devolli e ka çuar skuadrën në ora 14:00 në kompleksin sportiv “Lefter Millo” të Derviçianit. Dhe ky rrugëtim i skuadrës për stërvitje do të vazhdojë derisa të përfundojnë punimet në fushën e vjetër, e cila është në rikonstruksion e sipër.
Sipas të gjitha gjasave tashmë ka mbetur vetëm shtrimi i tapetit, i cili pritet të vijë nga Turqia, sepse punimet e tjera tashmë kanë përfunduar. Në seancën e djeshme stërvitore grupi i lojtarëve është përqendruar në gjuajtjet në portë, lojë në kuadrate, si dhe aplikimet e disa skemave, të cilat pritet të aplikohen në përballjen e së shtunës me Naftëtarin.