AlbanianSport.com 14.01.2015 12:30
ASNN – Rikthehet në skuadër Tahirllari, por largohet drejt Mamurrasit gjirokastriti Florian Braho. Është kthyer përsëri në skuadrën gjirokastrite korçari Artanat Tahirllari, pasi ka rënë dakord me drejtuesit e Luftëtarit, ndërsa kështu të dy palët i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve që kanë pasur për anën financiare. Tahirllari ka dalë ditën e djeshme në stërvitje, bashkë me grupin e futbollistëve të tjerë, për të mos u larguar më deri në përfundim të këtij kampionati.
Përveç Tahirllarit janë kthyer edhe Qejvani e Zholi. Por në ditën e djeshme është larguar Florian Braho, i cili do të shkojë në skuadrën e Mamurrasit prej së cilës ka marrë një ofertë shumë të mirë prej drejtuesve të kësaj skuadre. Është mundësia që Braho, duke qenë se jeton në Tiranë, mund të qëndrojë përfundimisht tek kjo skuadër dhe drejtuesve të Luftëtarit do t’i duhet të kërkojnë futbollistë të tjerë. Pasi deri më tani janë larguar shumë lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipit në pjesën e parë të sezonit.
Dosti dhe Papa përfundimisht nuk do të jenë pjesë e Luftëtarit dhe Devolli është në kërkim të futbollistëve të tjerë, por emra konkret nuk ka.