AlbanianSport.com 11.10.2016 09:20
ASNN – Ballshi, Saranda dhe Fieri nëse nuk ndërrohet kalendari dhe në Gjirokastër të luhet në fazën e dytë. Vendos FSHF, ndërsa në stadiumin e qytetit të ngurtë punohet me hapa të mëdha.
Për shkak të ndeshjes të kombëtares tonë ndaj Spanjës është lënë për ditën e sotme të vendoset nga drejtuesit e FSHF-së se ku do të luhet të mërkurën ndeshja mes Luftëtarit vendës dhe Vllaznisë.
Përveç stadiumit “Adush Muça” të Ballshit, drejtuesit e Luftëtarit kanë bërë kërkesë që ky takim të luhet në qytetin e Sarandës. E, nëse nuk miratohet kjo fushë, ajo të luhet në Fier dhe variant i Ballshit të jetë mundësia e tretë.
Të gjitha këto lëvizje janë parashikuar nëse drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës nuk do të jenë dakord që të ndryshohet kalendari i kësaj faze dhe në fazën e dytë kjo ndeshje të luhet në Gjirokastër.