AlbanianSport.com 21.10.2014 09:45
ASNN – Dje rreth orës 14:00, skuadra ka marrë drejtimin për në kompleksin “Lefter Millo” në Derviçian, atje ku dhe është stërvitur për dy ndeshjet që ka me Bylisin; në Ballsh për Kupën e Shqipërisë dhe më pas në Gjirokastër për kampionat.
E veçanta është se me grupin është bashkuar dhe sulmuesi vlonjat Lorenc Shehaj, i cili ishte i dëmtuar. Çdo gjë do të shihet në ditët në vazhdim për ecurinë e ekipit të Luftëtarit dhe rezultatet që ajo do të marrë në vazhdim.
Ajo që duhet ditur është fakti se skuadra nuk ka vuajtur financiarisht, sepse presidenti Bime ia ka plotësuar të gjitha kërkesat skuadrës. Madje Bime nuk ka marrë as masa ndëshkimore, ndërsa është treguar tolerant dhe ka kërkuar mirëkuptimin e skuadrës për dy ndeshjet në vazhdim me Bylisin, për kupë dhe për kampionat.