AlbanianSport.com 27.10.2014 17:05
ASNN – Një ditë pas ndeshjes, për gazetat sportive të ditës, shënuesi i golit të fitores së Luftëtarit kundër ballshiotëve të Bylisit, Erlis Frashëri, do të deklaronte: “Ndoshta kjo fitore me ballshiotët na çliroi nga ngërçi psikologjik. Ne e kishim vlerësuar në maksimum ndeshjen me Bylisin. Por duke parë gjendjen tonë në renditje ishim të detyruar për të fituar.”
“Gjatë gjithë javës kemi punuar për të rikuperuar defektet, – ka vijuar ai. – Për nuk ka shumë rëndësi eliminimi nga Kupa, sepse i kemi vënë të gjitha forcat në kampionat. Dhe pas kësaj fitoreje jemi më të qetë për të vazhduar kampionatin tonë. Për mua nuk ka shumë rëndësi se kush shënon, por rëndësi ka fitorja me Bylisin. E morëm këtë ndeshje duke luajtur me zemër e me shpirt gare.”
“Dhe prandaj dua të falënderoj të gjithë lojtarët që dhanë më të mirën e tyre në këtë 90 minutësh, – ka theksuar sulmuesi i gjirokastritëve. – Pasi dhe me një futbollist më pak ne ditëm të fitonim. Golin që shënova ia dedikoj trajnerit Devolli, i cili kërkon me këmbëngulje nga skuadra atë që jep në stërvitje. Kurse dedikimi i dytë është për të fejuarën.”
“Pas kësaj fitoreje kampionati jonë në grupin e Jugut është bërë më i fortë. Ne si lojtarë nuk duhet të kalojmë në eufori, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë për të bërë të më të mirën në këtë kampionat dhe për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore”, – ka përfunduar shënuesi i golit të fitores së Luftëtarit kundër ballshiotëve të Bylisit, Erlis Frashëri .