AlbanianSport.com 15.02.2015 17:05
ASNN – Luftëtari fitoi ndaj Pogradecit me një lojë bindëse dhe shumë më të mirë krahasuar me ndeshjet e mëparshme. Pogradeci e filloi më mirë lojën, por u ndëshkua në rastin e parë kur gjirokastritët iu afruan portës mike. Në një goditje dënimi të fituar nga Çaço, më i dalluari në këtë ndeshje, Dosti dërgon topin afër shtyllës pingule dhe Rexha me kokë shënon golin e parë. Pak minuta më vonë, Lluka gjuan drejt portës, topin e pengon shtylla dhe Miraka humbet vigjilencën dhe Shenaj nga shumë afër shënon golin e dytë.
Të befasuar nga dy golat e shpejtë të pësuar, futbollistët pogradecarë kaluan të tjera moment hutimi dhe gjirokastritët mund të kishin shënuar gola të tjerë. Pjesa e parë u mbyll me një rast të pastër për Pogradecin, por Pengu tregoi më shumë siguri nga ç’duhej dhe shpërdoron duke e dërguar topin mbi shtyllë. Pjesa e dytë u dominua më shumë nga pogradecarët. E filluan me një rast për gol, atëherë kur Pere me portën bosh gjuan jashtë dhe e mbyllën me golin e shënuar nga Pengu direkt nga goditja e këndit.
Veçse ishin sekondat e fundit të shtesës dhe Luftëtari ka marrë një fitore që duhet thënë se e meritonte. Pasi ndryshe nga ndeshjet e tjera, edhe kur ka fituar, tregoi një lojë në rritje dhe sipas Devollit Luftëtari skuadra do të jetë edhe më e përgatitur për të fituar në të tjera ndeshje në vazhdim dhe kalendari e favorizon që këtë fazë ta mbylli vetëm me fitore. Futbollistët e Luftëtarit ulën disi nivelin e lojës në pjesën e dytë dhe u tërhoqën në mbrojtje të rezultatit, por pati edhe moment pasigurie dhe rënie të kondicionit fizik.
Luftëtari – Pogradeci 2-1
Shënues: Rexha 6’, Shenaj 10’ / Pengu 90’+3
Luftëtari: Birja, Rexha, Brahimi, Zholi, Dosti, Shenaj, Lluka (Biraçi 77’), Duka, End. Mersini, Çaço (Batha 88’), Tahirllari (Gaba 71’). Trajner: B. Devolli
Pogradeci: Miraka, Pere, Hysenllari, Binishi, Çela, Pura, Shyti (Zeqollari 81’), Rapo, Alillari (Molla 69’), Pengu, Topllari. Trajner: A. Abazaj
Gjyqtarë: O. Yzeiraj, E. Pashaj, N. Rrapaj (Patos)
Kartonë të verdhë: Lluka, Birja, Rexha / Shyti, Pere, Rapo, Hysenllari
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 14-të
(14 shkurt 2015)
Mamurrasi – Kamza 3-0
Besa – Iliria e Fushë-Krujës 0-0
Kastrioti – Besëlidhja 0-1
Tërbuni – Burreli 2-0
Veleçiku – Ada Velipojë (e shtyrë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 14 11 3 0 21-6 36
- Mamurrasi 14 11 2 1 27-7 35
- Besëlidhja 14 10 2 2 29-8 32
- Iliria Fushë-Krujë 14 4 4 6 12-13 16
- Burreli 14 5 1 8 15-20 16
- Kamza 14 4 3 7 11-22 15
- Kastrioti 14 3 4 7 9-15 13
- Besa 14 2 6 6 15-21 12
- Veleçiku 13 3 1 9 10-24 10
- Ada Velipojë 13 2 2 9 13-27 8
Grupi B
Java e 14-të
(14 shkurt 2015)
Butrinti – Naftëtari 2-1
Dinamo – Tomori 1-0
Luftëtari – Pogradeci 2-1
Shkumbini – Lushnja 0-0
Sopoti – Bylis (sot)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 14 7 4 3 18-8 25
- Dinamo 14 6 5 3 18-12 23
- Butrinti 14 6 4 4 18-9 22
- Pogradeci 14 5 4 5 11-11 19
- Sopoti 13 5 4 4 13-17 19
- Tomori 14 6 3 5 12-13 18
- Bylis 13 5 2 6 15-16 17
- Luftëtari 14 5 2 7 11-16 17
- Shkumbini 14 4 2 8 15-20 14
- Naftëtari 14 2 6 6 10-19 12