AlbanianSport.com 16.12.2014 18:00
ASNN – Duke folur për shtypin sportiv, mesfushori kavajas i Luftëtarit, Mirel Duka, do të deklaronte: “Kemi humbur një ndeshje rezultatin e së cilës e kishim vetë në dorë. Dhe kjo nëse do të ishim treguar pak më të zgjuar dhe të mos gabonim në aksionet që krijuam para portës dinamovite, atëherë them me bindje se fitorja nuk do të mungonte. Ndoshta dhe terreni i fushës na humbi shumë në organizimin e lojës sonë, ndërsa kemi gabuar në ndërtimin e aksioneve sulmuese.”
“Dhe në futboll ka një fjalë, që, “nëse nuk shënon, e pëson”, – ka vijuar ai. – E them këtë jo se Dinamo ishte më mirë se sa ne, por teren të organizonim lojën tonë duke gabuar në ndërtimin e aksioneve tona prandaj në futboll një fjalë flet po nuk shënove do pësosh e them këtë se me Dinamon, jo se ata ishin me mirë nga ne, por rreshtimi jo i mirë në mbrojtje ua lehtësoi atyre mundësinë për të shënuar golin e fitores. Kjo humbje ndaj Dinamos nuk duhet bërë tragjike, pasi krijuam shumë volum më tepër se Dinamo.”
Por rastet e humbura për shënim na mundën. Në mesjavë kemi ndeshje me Sopotin, të cilën e vlerësojmë në maksimum, prandaj duhet punuar deri ditën e takimit që të mos përsëritim të njëjtat gabime, – ka theksuar kavajasi. – Dhe në këto kushte them se do të jemi më ndryshe. Për ndeshjen me Sopotin do të mundohemi që Luftëtari mos të gabojë 2 herë radhazi, pasi marrja e një rezultati negativ do të na i vështirësoj gjendjen në tabelën e renditjes.”