AlbanianSport.com 24.10.2014 17:05
ASNN – Nga vëzhgimi, dy ditë para takimit me Bylis, duket se Devolli do të ndryshojë jo vetëm në formacionin, por edhe në vendosjen e futbollistëve në fushë. Mersini do të aktivizohet në mesfushë duke ia lënë vendin e mbrojtësit të majtë Sulejmanit dhe Çaço do të luajë në vijën e sulmit. Kjo pas kthimit në mesfushë të Shenajt.
Frashëri shkëmben rolin me Çunaj dhe Shehaj duket se do të jetë në formacion, teksa ka luajtur si titullar në ndeshjen e shkurtër që Devolli ka bërë brenda grupit. Tashmë nuk i lejohet Luftëtarit që të gabojë në përballjen me Bylisin në Gjirokastër, sepse çdo rezultat tjetër do ta rëndonte situatën e bluzinjve.
Nga një skuadër që u fut në garë me pretendimin për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore tashmë është kthyer në një ekip që duhet të luftojë për mbijetesë. Ndërkohë që skuadra përveç fitores duhet të bindë dhe në lojën e saj. Ndryshe nuk mund të këtë ecuri pozitive dhe tek drejtuesit, veçanërisht tek presidenti Flamur Bime, ndërsa ekziston mendimi se mundësitë dhe përbërja e skuadrës është larg rezultateve të deritanishme.
Janë të tjera shkaqe dhe faktorë që ekipi ndodhet në këtë situatë. Loja dhe përfundimi i ndeshjes Luftëtari-Bylis është konsideruar edhe si shansi i fundit për trajnerët, por edhe futbollistët që mund të penalizohen deri në rishikim të kontratave. Nga përgatitja që ekipi ka zhvilluar gjatë kësaj jave duket se kritika është kuptuar drejtë dhe pritet fitore me lojë dhe rezultat ndaj ekipi ballshiot.