AlbanianSport.com 28.02.2015 10:35
ASNN – Trajneri i bluzinjve, edhe pse e di se përballë do të ketë kryesuesit e grupit, beson në aftësitë e grupit: “Lushnja është ekip me traditë dhe luan futboll të mirë, por ne jemi në një moment të mirë”. Luftëtari ka për të zhvilluar sot një nga ndeshjet më të vështira të fazës së dytë në grupin e Jugut të Kategorisë së Parë, teksa në Gjirokastër do të presë kryesuesen Lushnja.
Vetë Devolli është i bindur në fitore dhe si në asnjë rast tjetër shprehet se suksesi i bluzinjve do të jetë e thellë, pavarësisht se do të kenë përballë ekipin më të mirë të këtij grupi. Për mediet sportive, një ditë përpara ndeshjes Devolli është shprehur: “Luajmë me kryesuesen e grupi tonë, ndaj dhe është ndeshje e vështirë. Lushnja është ekip me traditë dhe luan futboll të mirë.”
“Megjithatë kam besim tek “djemtë e mi” dhe jemi në një moment të mirë, – ka vijuar ai. – Kjo sidomos në fazën e dytë dhe me kushtet e mira të krijuar për stërvitje shoh dhe një mobilizim të mirë të lojtarëve në stërvitje. Për sa i përket grupit të futbollistëve e kam të plotë. Ndaj dhe do të fitojmë, por jam i bindur se do të jetë fitore e thellë, sepse aktualisht jemi ekipi më i mirë.”
“E kjo pavarësisht renditjes që na penalizon nga shumë faktorë të bërë publik më përpara nga ana e jonë. Formacionin do ta vendos pak përpara fillimit të ndeshjes, pasi kam edhe disa gjëra për të parë në seancën e fundit të stërvitjes”, – ka përfunduar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli. Dhe në fakt një formacion i mundshëm i Luftëtarit do të jetë: Thano, Frashëri, Dosti, Rexha, Zholi, Brahimi, Duka, Shena, Çaço, Braho, Tahirllari.