Luftëtari / Devolli kthehet në stol: Fitorja me Pogradecin, detyrim!

Share Button

Stadiumi-Luftetari-Gjirokastra-tjeter

AlbanianSport.com 14.02.2015 09:55

ASNN – Trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që do të luhet sot ndaj Pogradecit në Gjirokastër. Kthim i Çaços dhe veçanërisht i Brahos në formacion e bëjnë më të qetë Devollin në ndërtimin e skuadrës. Dhe kjo sidomos pas penalizimit të Mersinit, Frashërit dhe Çunajt. Në stol do të jetë vetë Devolli, i cili tashmë e ka mbaruar dënimin e tij që kishte marrë që nga ndeshja me Sopotin në Peqin vitin e kaluar. Dhe në prag të ndeshjes me Pogradecin, Devolli për gazetat sportive do të deklaronte: “Jemi përgatitur gjatë gjithë javës me idenë që kjo përballje me Pogradecin është shumë e vështirë.”

“Jo vetëm kaq, por e kemi përgatitur këtë takim edhe me idenë tjetër që kjo ndeshje duhet të shërbejë si kthesë në rezultate për ekipin tonë, – ka vijuar ai. – Do të luajmë me formacionin më të mirë dhe nuk ndikohem nga emrat, por në fushë do të jenë ato që do ta meritojnë fanellën dhe që kanë djersitur më shumë në stërvitje. Futbolli nuk bëhet me emra, por me atë çka japin në fushën e lojës. Na duhet patjetër fitorja me Pogradecin, aq më shumë që luajmë në fushën tonë dhe çdo rezultat tjetër na e bën më të vështirë qëndrimin në Kategorinë e Parë. E them këtë sepse sa më shumë afron fundi i kampionatit, aq më shumë bëhen ndeshjet të vështira për t’u fituar.”

“Shpresojmë ende në objektivin tonë dhe kjo arrihet vetëm duke fituar çdo ndeshje, – ka theksuar ish-futbollisti, tashmë trajner i gjirokastritëve. – Kemi mungesën e disa futbollistëve për shkak të kartonëve, por rikuperimi i Dostit dhe i Çaços, apo dhe kthimi i Florian Brahos bëjnë plotësimet e duhura dhe nuk vuajmë në gjetjen e futbollistëve që do të aktivizohen. Pasi midis lojtarëve të skuadrës sonë nuk ka shumë diferencë midis tyre. E rëndësishme është që të japin maksimumin dhe të zbatojnë si duhet detyrat e vënë nga ana jonë dhe ata vetë të preokupohen për fitore dhe të mos bëjnë asnjë nënvlerësim.”

“Jam i bindur se skuadra do të dijë të reagojë për t’i kthyer fitoren qyteti dhe sportdashësve të saj. Kërkoj mbështetjen e tifozërisë duke i garanruar se do të shikojnë një skuadër ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, ku edhe pse kemi fituar, nuk kemi bërë paraqitjen e duhur”, – ka përfunduar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli. Ndërkaq, formacioni i mundshëm i Luftëtarit në përballjen me Pogradecin është: Birja, Dosti, Rexha, Zholi, Brahimi, Duka, Lluka, Çaço, Shenaj, Braho, Tahirllari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh