AlbanianSport.com 23/08/2018 19:15
ASNN – Luftëtari nuk i ka bërë një nisje të mirë Kategorisë Superiore të Kampionatit të 80-të Kombëtar të Futbollit. Skuadra gjirokastrite është mundur nga Kastrioti 1-0, madje në fushën e vet, nga një ekip i rikthyer këtë sezon midis më të mirëve të futbollit shqiptar. Një humbje që djeg e shumë e papritur për Luftëtarin.
Fakt që e pranon edhe drejtori teknik i gjirokastritëve, Vangjel Çavo, madje thekson se ndaj skuadrës krutane kanë bërë lojën më të dobët. Të shtunën Luftëtari do të udhëtojë drejt Laçit. Çavo e di se fusha laçiane është e vështirë ndaj sfida do të ketë të papriturat e saj.
Duke patur në përbërje lojtarë profesionistë, drejtori teknik i Luftëtarit tregon për RTSH Sport, se humbja me Kastriotin tashmë është lënë pas. Merkato për Luftëtarin vazhdon. Së fundi është afruan pranë ekipit malazezi Radoviç, i cili ka luajtur më parë me Flamurtarin. Ndërsa pritet qendërsulmuesi Ismail Dunga.