AlbanianSport.com 02.10.2014 18:45
ASNN – Pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Bylisit, trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli, ka deklaruar: “Arritëm një fitore, e cila ka sjellë kthesën pas asaj humbjeje aksidentale ndaj Dinamos në kampionat”.
“Më duhet të them se ne nuk kemi hequr dorë nga ngjitja në Kategorinë Superiore, por dhe Kupën e Shqipërisë nuk e lëmë pas krahëve, – ka vijuar ai. – Unë dua të kualifikohem në Kupë për të matur forcat me Tiranën.”
“Ekipi u paraqit mjaft mirë dhe do të vazhdoj të punojë akoma që të arrijë atje ku dua unë”, – ka përfunduar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Bylisit, Roland Nenaj, përsëriti mungesën e interesit të skuadrës së tij për Kupën.
“Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, ndonëse objektivi jonë është kampionati dhe ngjitja në Superiore, – theksoi ai. – Luftëtari ka një ekip të mirë, ndërsa dua t’i uroj suksese në vazhdim.”