AlbanianSport.com 01.03.2015 15:20
ASNN – Të ashpër në reagimet e tyre për vendimet e gjyqtarit kanë qenë drejtuesit e Luftëtarit, sidomos presidenti Bime, sipas të cilit ka pasur një akord mes gjyqtarëve dhe vëzhguesit Sazan Veleçani për t’i dhënë fitoren Lushnjës. E për këtë qëllim Bime ka kërkuar pamjet filmike për ta rishikuar dhe një herë ndeshjen e për t’u bindur për atë që thotë për gjyqtarët.
“Këta gjyqtarë duhet të ndëshkohen, ndërsa Velçani nuk duhet të jetë më vëzhgues më në Gjirokastër, sepse veprimet e tij janë të dukshme kundër Luftëtarit, – ka deklaruar kryebashkiaku gjirokastrit. – Dhe Ziri e Veseli asnjëherë nuk bënin gjë pa miratimin e tij. Ziri, Veseli dhe Velçani kanë autorësinë e këtij gjykimi skandaloz.” Ndërkaq, Devolli kërkon të rishikojë qëndrimin e tij në krye të ekipi pas humbjes me verdhejeshilët.
“Nuk jam i tronditur nga humbja, – ka deklaruar shefi i Klubit “Luftëtari”, Sefedin Braho. -Kemi humbur edhe ndeshje të tjera, por jam i indinjuar nga veprimet e gjyqtarëve dhe nga mënyra si gjykuan. Sepse kështu siç gjykuan këtu tek ne, nuk do t’i kishte lejuar askush në Lushnjë. Nuk është hera e parë që Ziri bën skandale të tilla dhe nuk e mendoj se ku e gjen mbështetjen.”
“Ziri dhe Veseli duhet të shprehen aty ku duhet për se vepruan kështu ndaj nesh”, – ka përfunduar ish-futbollisti i mirënjohur i Luftëtarit.