Luçiano Moxhi “rrëfehet” në Tiranë: “Calciopoli”, për të ndalur Juventusin

Share Button

Luciano-Moxhi

AlbanianSport.com 10.02.2015 12:25

ASNN – Dikur ai ishte një njerëzit më të fuqishëm të futbollit italian. Po që nga viti 2006 është i akuzuari kryesor për skandalin “Calciopoli” që tronditi nga themelet Serinë A, me Juventusin si të dënuarin e madh me zbritjen në një kategori më poshtë dhe heqjen e titujve “kampion”. Për Luçiano Moxhin janë thënë shumë, por ai ka zgjedhur të thotë të vërtetat në librin “Topi është i imi”, që përkthimin e tij në shqip e ka prezantuar vetë në Tiranë. Megjithëse jo më në rolin e protagonistit, ish-drejtori sportiv i Juventusit jeton e futbollin dhe duket sikur di gjithçka për të.

Madje edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. “Më parë Shqipëria nuk kishte mundësi të shkonte diku dhe të fitonte ashtu siç po bën kohët e fundit, – ka thënë Moxhi. – Mendoj se Xhovani De Biazi po bën një punë të mirë. Unë pashë ndeshjen kundër Italisë dhe deri në 15 minutat e fundit loja ishte e barabartë. Kjo do të thotë që kjo skuadër ka një objektiv dhe se De Biazi i ka dhënë impulse pozitive këtij ekipit.” Si kurrë më parë, në kampionatin italian luajnë shumë lojtarë shqiptarë dhe kjo tregon sipas Moxhit rritjen e futbollit kuqezi.

“Futbolli shqiptar po rritet dhe kjo duket edhe te futbollistet që luajnë në Itali, – ka theksuar ai. – Për shembull, Hysaj është një nga lojtarët më të mirë te Empoli. Po ashtu, portieri Berisha që luan te Lacio. Ka treguar se megjithëse ka një rivalitet me një nga portierët më të mirë italianë, po gjen hapësira për të treguar veten. Kjo është diçka shumë pozitive që tregon se niveli i futbollit shqiptar është rritur.” Me tifozët juventinë që kishin mbushur sallën, kishte nga ata që i kujtuan ish-drejtorit sportiv i klubit torinez edhe dështimin më të madh në merkato. Transferimin e Rikardo Kaka te Milani.

Gjithsesi, Moxhi u kthye të flasë për temën kryesore të librit dhe të vërtetat sipas tij në skandalin më të madh të futbollit italian. “Juventusi ishte një skuadër shumë e fortë dhe ishte ajo skuadra për t’u mundur, – ka kujtuar ai. – Me lojtarë si Ibrahimoviçi, Trezegeja, Kanavaro apo Del Piero mund të fitonte kampionatin për një dekadë me radhë. Dhe kjo ishte mënyra e vetme për ta ndalur. Por asgjë nga ato që është thënë nuk ka qenë e vërtetë. Kurrë ka pasur asnjë provë që Juventusi të ketë paguar ata që përcaktonin gjyqtarët. Nuk kishte nevojë ta bënte këtë, pasi ishte skuadra më e fortë në fushë.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh