AlbanianSport.com 01.06.2015 20:25
ASNN – Rindërtimi i Stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës vijon me ritme të shpejta, duke premtuar të jetë gati për ndeshjen e tetorit midis Kombëtares sonë dhe Serbisë. Me një kontingjent punëtorësh, që sa vjen e shtohet nga dita në ditë, firma përkatëse, e cila ka marrë përsipër rindërtimin e stadiumit, ka avancuar me zbatimin e projektit të hartuar.
Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” vazhdojnë të ecin me ritme të shpejta. Me një kontigjent punëtorësh të cilët sa vjen e shtohet nga dita në ditë, firma përkatëse e cila ka marrë përsipër rindërtimin e stadiumit ka avancuar jo pak në ecurinë e zbatimit të projektit të hartuar me këtë rast.
Siç shikohet edhe nga pamjet e marra në terren duket qartë se çfarë po ndodhë me punimet në pjesën e tribunës qendrore, asaj anësore, si dhe në mjediset të tjera të tribunave, por edhe fushës së lojës. Ndërsa në pjesën e tribunës qendrore, thellimi i gërmimeve ka përfunduar ditë më parë.
Tani në proces e sipër është armatura duke i lënë radhën shumë shpejt edhe hedhjes së shtresës së parë të betonit, i njëjti proces ka filluar edhe në krahun tjetër ku po punohet ne thellimin e pjesës fundore të stadiumit, pozicion ku do të ndërtohet tribuna anësore.
Ndërkohë në fushën e lojës punonjës të terreneve sportive të klubit Vllaznia kanë filluar heqjen e tapetit të gjelbër, ku nga sa u bë e ditur shtresat e tapetit aktual po transportohen për t’u vendosur në një fushë tjeter sportive që ka filluar të ndërtohet për llogari të ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë në fshatin Beltojë. Ndonëse është herët për të folur dhe nxjerrë konkluzione, me atë që shihet në terren, ku procesi i punimeve është me një ritem shumë të lartë, pritet që “Loro Boriçi” të jetë gati për sfidën e 8 tetorit 2015, Shqipëri-Serbi.