Lorik Cana: Tani, me këmbët në tokë, që të shkojmë në Francë

Share Button

CAS-Cana-Shako

AlbanianSport.com 10.07.2015 22:05

ASNN – Në një lidhje telefonike për “Top Channel”, Lorik Cana ka shprehur gëzimin për triumfin e drejtësisë në rastin e vendimit të CAS-it. Kapiteni i Kombëtares është shprehur se kjo duhet të jetë një motiv shtesë në rrugën drejt Evropianit. “Të gjithë jemi të gëzuar që drejtësia triumfoi sepse ishim në të drejtën tonë, por dhe se përpjekjet për të mbrojtur qëndrimin tonë, në fund rezultuan të suksesshme, – tha Cana. – Kjo duhet të jetë një motiv shtesë për ne që të realizojmë ëndrrën e të gjithëve për të shkuar në Evropian.”

Kapiteni ka deklaruar se mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, është një tregues i qartë që ekipi kombëtar është në rrugën e duhur. “Që në edicionin e kaluar, të gjithë e kanë parë që është duke lindur një erë e re në ekipin kombëtar, po i bëjmë gjërat me një dashuri dhe krenari shumë të madhe, – pohoi Cana. – Po e shohim sa njerëz bëhen të lumtur kur skuadra po fiton dhe se çfarë feste po bëhet në qytetet ku ne luajmë. Kjo na ndihmon, pasi tregon se jemi në rrugën e duhur.”

Shqipëria tani është në gjysmë të rrugës, dhe i duhet të luajë edhe katër ndeshje të tjera të Grupit I. Lorik Cana, ashtu sikurse edhe De Biazi, ka kërkuar nga të gjithë që të jenë me këmbë në tokë. “Të gjithë kundërshtarët do të përballen me një Shqipëri të fortë dhe kjo të jep shpresë se ne mund të marrim pikë, por ju e dini se futbolli nuk është shkencë. Është shumë e vërtetë që mundësitë janë më të mëdha se kurrë, por ne na pret pjesa më e vështirë e rrugës, por jemi shumë të përgatitur për t’i shkuar deri në fund”, – përfundoi kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh