AlbanianSport.com 20/08/2018 12:15
ASNN – Notari San Jeng e udhëhoqi Kinën drejt medaljeve të arta në ditën e parë të Lojërave Aziatike 2018, duke e vendosur vendin e tij në krye të tabelës së renditjes së përgjithshme. Kampioni i trefishtë olimpik fitoi medaljen e artë në 200 metra stil i lirë, duke lënë pas Matsumoton e Japonisë.
Fitorja e tij tregoi se Kina, do të jetë pretendente, ashtu si në edicionin e 2014-ës, kur dominonte me 151 medalje ari. Në ditën e parë, Kina fitoi 4 nga 7 garat e notit, ndërsa e mbylli konkurrimin me 7 medalje ari, përpara Japonisë, me 3 dhe Koresë së Jugut, me dy.
Në Taekuondo, medalja e artë shkon për Defia Rosmaniarin e Japonisë. Koreja e Jugut, mori dy medalje ari në taekuondonë individuale dhe ekipore të meshkujve. Në Palembang u zhvilluan garat e qitjes me pistoletë. Fitues ishin Xhi Xiao-xhing dhe Vu Xhia-ju të Kinës në disiplinën e përzier deri në 10 metra.
Ndërkq, ekipi i futbollit të meshkujve të Vietnamit e mposhti Japoninë 1-0 në grupin D. Në badminton, kampioni i sapokurorëzuar i botës, Kento Momota mundi Daren Ljunë 21-13, 21-14, ndërsa Japonia arriti në çerekfinale me ekipin e meshkujve, duke mundur Malajzinë. Për t’u theksuar është fakti se, edhe në Lojërat Aziatike 2018, të dy Koretë do të konkurrojnë së bashku në të gjitha disiplinat sportive.