Liverpuli i Klopit synon historinë ndaj Borusias së tj, direkt në RTSH (21:05)

Share Button

Liga-e-Evropes-sfond-bazel-trofeu-2016

AlbanianSport.com 14.04.2016 10:45

ASNN – Borusia e Dortmundit është sonte mysafire në “Enfilld” për t’u përballur me Liverpulin, duke synuar të përmbysë atë barazim 1-1 të arritur në fushën e vet para një jave. Kjo sfidë, që është më e spikatura e ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:05.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve dhe padyshim spikat dueli i “Enfilldit” midis Liverpulit dhe Borusias së Dortmundit. Ky çift, që ishte padyshim edhe kapriçioja më e madhe e shortit të çerekfinaleve, sepse vuri përballë trajnerit aktual të anglezëve ish-skuadrën e tij gjermane,  ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e para një jave, të luajtur në Dortmund.

Gjatë 7 viteve si trajner i saj, Jurgen Klopi e ka udhëhequr Borusian e Dortmundit drejt dy titujve “kampion” në Bundesligën gjermane, si dhe drejt një finaleje të Ligës së Kampioneve, të humbur me Bajernin e Mynihut, por sonte ka misionin e vështirë për ta thyer ish-ekipin e tij. Pavarsisht barazimit 1-1 në fushën e vet, Borusia e Dortmundit nuk njeh humbje në këto 18 ndeshje që ka luajtur gjatë 2016-ës.

Kjo e bën të vështirë detyrën e Klopit, që, sidoqoftë, mund të marrë zemër nga fakti se Liverpuli nuk njeh humbje në 15 takime përballë ekipeve gjermane në Ligën e Evropës. Në takimet e tjera të mbrëmjes, Braga pret në fushën e vet Shahtjorin e Donjeckut, që e ka fituar 2-1 takimin e parë, Atletiko e Bilbaos viziton Seviljen duke synuar përmbysjen e asaj humbjeje me të njëjtat shifra në shtëpi.

Ndërsa Vijareali ka udhëtuar drejt Pragës për t’u ndeshur me Spartën vendase duke synuar të ruajë fitoren 2-1 të arritur para një jave në shtëpi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh