AlbanianSport.com 07/08/2021 19:15
ASNN – E ardhmja e argjentinasit endet midis Parisit, Mançesterit dhe Veriut të Italisë. Ndonëse ishte pritur që gjithçka të sqarohej të premten në mbrëmje, atëherë kur edhe dukej çështje orësh zyrtarizimi i tij tek gjigandja franceze, Paris SG-ja, gjithçka ka mbetur ende pezull sa i përket të ardhmes së Lionel Mesit. Në fakt, duket se është hapur tashmë një “tender” ndërkombëtar për yllin argjentinas, me të ardhmen e tij që ende nëpër eter në trekëndëshin midis Parisit, Mançesterit dhe Veriut të Italisë.
Duket se është hapur tashmë një “tender” ndërkombëtar për të ardhmen e Lionel Mesit, me të ardhmen e tij që ende nëpër eter në trekëndëshin midis Parisit, Mançesterit dhe Veriut të Italisë. Ndonëse ishte pritur që gjithçka të sqarohej të premten në mbrëmje, atëherë kur edhe dukej çështje orësh zyrtarizimi i tij tek gjigandja franceze, Paris SG, gjithçka ka mbetur ende pezull. Të premten në mbrëmje ishte Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, vëllai Emirit të Katarit dhe pronarit të Paris SG-së, ai që la të nënkuptohej se një marrëveshje ishte arritur me Mesin.
Ai ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” se gjithçka ishte mbyllur dhe pritej vetëm zyrtarizimi. Por ka qenë klubi parisien që ka nxituar menjëherë ta hedhë poshtë këtë lajm. Zyra e komunikimit e Paris SG-së ka deklaruar se nëse deklaratat e Al-Thanit se një marrëveshje është arritur janë krejtësisht të pavërteta, sepse nuk ka asnjë marrëveshje midis klubit dhe përfaqësuesve të Mesit. Ky i fundit është larguar pas mëse dy dhjetëvjeçarësh nga Barcelona dhe ekziston edhe hipoteza që ai do të ribashkohet me Pep Guardiolën tek Mançester Siti.
Megjithatë, vetë trajneri katalan ka pohuar të premten se lajmi i largimit të Mesit nga Barcelona e kishte shtangur atë vetë dhe klubin anglez, që sapo kishte blerë Xhek Grilishin për 100 milionë stërlina dhe pret një përgjigje edhe nga Herri Kejn për të paktën të njëjtën shifër. Mediat britanike kanë raportuar se një ofertë ka ardhur edhe nga krahu tjetër i të njëjtit qytet anglez, aty ku, mbase i shtyrë nga sponsori i tij madhor, “adidas”-i, Mesi mund të joshet për të veshur fanellën e kuqe të Mançester Junajtid?
Përfaqësues të klubit kanë kontaktuar me ata të futbollistit argjentinas, duke i bërë një ofertë prej 50 milionë stërlinash pagë për dy vjet, pra 25 milionë në vit, çka do të bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e gjigandes angleze. Paris SG-ja mbetet favorite kryesore, por kjo nuk i ka ndalur tifozët të fantazojnë dhe një fantazi e shfrenuar është ajo që e sheh Mesin të zhvendoset në Torino, tek Juventusi, për të luajtur në të njëjtin ekip me Kristiano Ronaldon. Ndërkaq, një tjetër hipotezë është edhe Interi, që me paratë që mund të fitojë nga shitja e Romelu Lukakut tek Çellsit, mund ta krijojë fondin e kërkuar financiar për të synuar Lionel Mesin.