AlbanianSport.com 05.06.2015 17:50
ASNN – Legjenda argjentinase dhe e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, mund të jetë president i ri i FIFA-s. Ky është lajmi që po qarkullon orëve të fundit në mediat e Amerikës Latine.
Ka qenë presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ai që ka bërë bashkë në një ide drejtuesi e Federatave Latine për të përkrahur idenë e kandidimit të Maradonës për president të FIFA-s.
Kandidaturën e Maradonës thuhet se mund ta mbështesin edhe federata nga Evropa, sidomos ajo e Italisë dhe Spanjës që kanë ndikim të madh në FIFA. Maradona ka qenë një nga njerëzit që ka kritikuar vazhdimisht FIFA-n gjatë viteve të fundit sa ishte nën udhëheqjen e Sep Blater.
Problemi është se Maradona nuk pëlqehet për drejtues, nisur nga problemet e tij të karakterit, sidomos për natyrën e tij rebele dhe, përtej emrit të tij, propozimi mund të mbetet thjesht një ide.