Ligji për Sportin, relacioni i Nikollës flet për autonomi & vetëadministrim

Share Button

Gjergj Vyshka 10.02.2017 08:45

Sipas relacionit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, qëllimi i ligjit është përmirësimi i politikave për sportin elitar dhe sportin në institucionet arsimore në drejtimin organizativ, teknik dhe funksional, qendror dhe lokal. Krijimin e shanseve të barabarta dhe kushteve për pjesëmarrjen në veprimtari sportive së të gjithë shtetasve shqiptar.

Dhe mbështetur në të drejtat e njeriut, të gjithë kanë të drejtën për të ushtruar veprimtari fizike e sportive duke krijuar infrastrukturën e duhur ligjore, financiare dhe fizike. Jo vetëm kaq, por mundësimi i pavarësisë së plotë të institucioneve sportive që trajtojnë anti-dopingun, dhunën dhe drejtësinë në sport, si dhe rregullimin e marrëdhënieve shtet-institucione sportive.

Sikurse deklarohet ky projektvendim për ligjin e ri të sportit është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave. Në hartimin e kësaj pakete ligjore janë marrë parasysh dhe rekomandimet e Komunitetit Evropian për legjislacionin e sportit në vendet Evropiane, ku roli i shtetit reduktohet në detyrën e  rregullatorit (mbikëqyrës dhe kontrollor).

Dhe efektet e tij, gjithnjë sipas relacionit të ministres Nikolla, do të jenë në rritjen e autonomisë dhe krijimin e mundësive për vetë menaxhim të organizatave sportive kombëtare dhe lokale, nëpërmjet përcaktimit të kompetencave të pushteteve dhe lëvizjes sportive (federata, shoqata dhe klube), me synim rritjen dhe forcimin e demokracisë së brendshme, të organizatave sportive, ndërgjegjësimin dhe disiplinimin në përdorimin e fondeve që ato përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat dytësore, në respektim të kritereve të përcaktuara për sportin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh