Ligji i Sportit, apo drafti i ri i cili i është paraqitur Federatave Sportive më 7 shkurt të këtij viti, dje është diskutuar në një tryezë të rrumbullakët në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Madje të gjitha Federatat, këtë ligj të ribërë nga e para, e kanë dërguar në klubet dhe shoqatat, anëtare të tyre, teksa kanë kërkuar propozime dhe mendime prej tyre.
E më pas Federatat i kanë pasqyruar në këtë tavolinë diskutimi, sepse është kërkuar që në parlament të jetë një Ligj Sporti i gjithë për sportin dhe gjithëpërfshirës.
Në këtë takim kanë qenë sekretarë dhe president të Federatave Shumësportëshe, ndërkohë nuk ka qenë prezent Federata Shqiptare e Futbollit, e cila vetëm këtë fundjavë e ka marrë draftin dhe e ka shpërndarë për klubet.
Megjithatë ajo që është e rëndësishme është fakti se ka një përpjekje për rrahje mendimesh për krijimin e një Ligji Sporti që t’i rezistojë gjatë kohës e të mos këtë më ndërhyrje e ndryshime të herëpashershme.