Ligji i Sportit, Shytaj: Federatat duhet ta frenojnë miratimin e tij

Share Button

artan-shytaj-bust

Gjergj Vyshka 20.09.2016 08:50

Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në në Ligjin Nr. 9376, datë 21 prill 2005, për Sportin, i cili ka ardhur i plotë në gazetën “Sport Ekspres” të ditës së premte tashmë është bërë objekt debati mes specialistëve të fushës. Sepse për hir të së vërtetës duhet pranuar se janë duke u bërë ndryshime që në fakt nuk është se ndihmojnë zhvillimin e sportit. Përkundrazi shtojnë problemet, pse jo shtojnë pakënaqësitë kur të vijë çështja për shpërblimet financiare tek medaljet e marra në Kampionatin Botëror, Evropian, Lojërat Olimpike dhe Mesdhetare.

E për më tepër i bëjnë lëmsh Federatat Sportive dhe klubet në kompetencat, në veprimet e tyre për shndërrime ashtu siç e kërkon ligji i ekonomisë në privatizim. Dhe ndërkohë që njëri nga hartuesit e Ligjit të Sportit të datës 21 prill 2005, Prof. Asc. Dr Artan Shytaj, që sot është Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor ka hedhur dritë më shumë pse këto ndryshime kanë vend për rishikim dhe pse nuk duhen kaluar pa u konsultuar dhe një herë. “Ne asokohe, – thotë Shytaj për Sport Ekspres, – e kishim një model për të bërë një Ligj Sporti që do t’i qëndronte kohës.”

“Po sot? Duhet të jenë vetë Federatat të interesuara për t’u ngritur dhe për t’i frenuar këto ndryshime”, – ka shtuar ai. Është thënë në relacionin e Qeverisë në paraqitjen e projektligjit në Parlament se është konsultuar më parë me Federatat Sportive, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Drejtorinë e Sporteve dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Institutin e Kërkimit Shkencor dhe Universitetin e Sporteve. Por kur dy nga këto organizma thonë që “nuk na kanë pyetur”, atëherë do të thotë që emrat e tyre në relacion janë përfshirë sa për të thënë që vërtetë ndryshimet në Ligjin e Sportit u konsultuan dhe u bashkëvepruan.

Mirëpo ndryshimet e aktuale, që ndryshe mund të konsiderohen arnime, dhe mosbërja e një ligji rrënjësor për sportin e bëjnë përsëri të ndryshueshëm nga kushdo palë që do të vijë në qeveri. Dhe kur ky ligj, deri më sot ka pësuar ndryshime të pjesshme dy herë, fillimisht më 2007-ën dhe pastaj më 2008-ën, ndryshohet për herë të tretë nuk është më ligj fleksibël për sportin, por sipas interesave të ngushta të atyre që duan të bëjnë politikë me sportin…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh