Liga Profesioniste merr jetë, Duka: Një shans për klubet të vetadministrojnë garën

Share Button

AlbanianSport.com 17/12/2018 20:20

ASNN – 10 klubet e Kategorisë Superiores hodhën firmat për krijimin e Ligës Profesioniste, një organizëm që kishte prej kohësh që përpiqej të hidhte shtat në futbollin shqiptar por kishte dështuar të merrte miratimin e të gjitha klubeve. Hapi i parë i krijimit të Ligës nisi me figurën përfaqësuese, që është presidenti. Klubet e Superiores ranë dakord që president i Ligës të jetë Edvin Libohova, zëvendësi i kreut aktual të FSHF-së, Armand Duka.

Edhe pse ai ka qenë pjesë e federatës, në Komitetin Ekzekutiv, për klubet Libohova u zgjodh si njeri i paaanshëm. Nuk është vetëm kjo, por edhe se pikërisht Libohova ishte njeriu që këmbënguli më shumë gjatë muajve të fundit për krijimin e Ligës Profesioniste. Duke qenë në konflikt interesi me detyrën aktuale, Libohova pritet të heqë dorë si anëtar i KE-së në FSHF, por kjo gjë pritet të marrë zgjidhje pas 6 muajsh, kur të mblidhet për diskutim Komiteti Ekzekutiv, si dhe vetë Liga Profesioniste.

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së Armand Duka, komentoi për mediat këtë nismë të rëndësishme profesioniste për futbollin kombëtar dhe menaxhimin e tij në nivel klubesh.

“Tani Liga duhet të regjistrohet sipas rregullave dhe procedurave juridike dhe do të fillojë aktivitetin e saj, – u shpreh Duka për mediat sportive, – për të marrë në dorë administrimin, organizimin dhe miradministrimin e veprimtarisë së Kategorisë Superiore.”

“Në konceptin tim, ajo çka është kryesorja, duke qenë me interes të një grupi më të ngushtë se federata e Futbollit, do i shohë më mirë, do t’i menaxhojnë më mirë, do të kujdes më mirë ndoshta për të rritur imazhin e këtij produkti të përbashkët, për ta mbrojtur më shumë dhe për t’i diskutuar dhe zgjidhur problemet e tyre në tavolinë dhe jo jashtë saj”, – theksoi kreu i FSHF-së. Më tej Duka komentoi përfitimet që do të kenë klubet nga e drejta televizive, fitime që rriten me krijimin e Ligës Profesioniste.

“Të gjitha të drejtat e administrimit të veprimtarisë së Kategorisë Superiore, – sqaroi në vijim numri një i organizmit që qeveris futbollin në vend, –  do t’i ketë Liga. Të drejtat e emrit, të drejtat e marketingut, të drejtat televizive etj. Komisionet Juridike dhe Komisionet e Gjyqtarëve janë një dhe nuk mund të ketë komisione paralele. Por, sidoqoftë, Federata do i japë akses Ligës që të kontrollojë 100% ato çka kanë lidhje dhe interesa të garës tyre.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh