Gjergj Vyshka 07.01.2015 11:55
E vërteta është se një pjesë e mirë e futbollistëve të rinj luajnë shqiptarë dhe nëpër ekipet e para.
Por krijimi i një lige të ndërmjetme mes të rinjve dhe të rriturve, konsideruar në Itali si “Liga Primavera”, duket e vështirë për përgjegjësin e ekipeve kombëtare në FSHF, Redi Jupi.
Sepse sipas tij ajo ligë ka kosto financiare në gjyqtarë, delegatë, vëzhgues e gjithçka tjetër. “E vërteta është se ne kemi një Kategori Superiore të dobët, – ka pohuar ai. – Lojtarë 18-20 vjeç nuk gjejnë hapësira.
“Është e vështirë t’i mbash dhe të vegjetojnë, – ka theksuar përgjegjësi i ekipeve kombëtare në FSHF. – Dhe të mbash një ligë me paterica do buxhet. Nuk ia vlen një gjë e tillë. Por të gjithë do të jenë në seleksionim.”