Gjergj Vyshka 11.10.2016 17:35
Drejtori Sportiv i Ligës Ballkanike, Shai Shtriks, i pranishëm dje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka nderuar figura të basketbollit shqiptar.
E ka nisur me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, më pas Vaso Shakën, Kostantin Shkurtin, Ilir Trebickën dhe Pirro Kolekën.
Dhe në fund një nderim formal edhe për qytetin mikpritës dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Valle e muzikë përgjatë gjithë pushimeve të lojës, kështu Tirana ka organizuar si herë e parë Ligën Ballkanike të basketbollit të meshkujve.