AlbanianSport.com 31/10/2021 22:25
ASNN – Rumenige e përjashton këtë mundësi: “Ne luajmë me një sulmues”. Ish-kryetari i bordit të Bajerni i Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, e përjashtoi mundësinë që Robert Levandovski dhe Erling Ha’aland i Borusias së Dortmundit, mund të formojnë një dyshe sulmuese tek Bajerni i Mynihut. “Unë mendoj se kjo është marrëzi, nuk është e mundur”, – tha Rumenige të dielën.
Ish-drejtuesi i bavarezëve shpreson që, për më tepër, Levandowski do të zgjasë kontratën e tij me Bajernin përtej 2023-shit. “Jam i bindur se Bayern e di vlerën që ka Roberti”, – shpjegoi ai, duke vënë në dukje se, falë një “mënyre jetese shumë profesionale”, sulmuesi 33-vjeçar mund të performojë në nivelin më të lartë për më gjatë, si Kristiano Ronaldo i Portugalisë.
Sipas Rumeniges, në sistemin e Bayernit, i cili luan me një sulmues, është e paimagjinueshme që ata të formojnë një dyshe sulmuesish të përbërë nga Levandovski dhe Ha’aland. “Një sistem loje me një sulmues është sistemi me anë të të cilit Bajerni i Mynihut ka shënuar dekadën më të suksesshme në historinë e klubit, dhe nuk besoj se do të heqë dorë tani”, – argumentoi ish-futbollisti i njohur.
Në çdo rast, Rumenige tha se nuk është e sigurt që 21-vjeçari Ha’aland, i cili po kërkohet nga shumë klube të mëdha, do të largohet nga Borussia Dortmund pas këtij sezoni. Përveç kësaj, ai pohoi se gjatë një takimi të fundit, trajneri i Dortmundit Vatcke i tha atij se ishte “mjaft optimist” për mundësinë e mbajtjes së shtatlartit norvegjez përtej fundit të sezonit.