Gjergj Vyshka 21.09.2017 09:45
Për herë të fundit në Sardenja, ndërsa është 8 herë “kampion” i Apenineve. Në karrierën e tij, është i dyti dhe i treti në Evropë. Leonard Nika është shqiptari që po bën gjithçka mirë në disiplinën e sërfit (rrëshqitjes mbi ujë) në Itali.
Dhe Nika, që e ushtron prej vitesh këtë sport në Itali, të dielën është shpallur për herë të tetë kampioni i të kaltërve. Gjithçka ka ndodhur në Sardenja, atje ku është vendi I preferuar për të bërë të tilla gara, ndërsa tanimë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për garat ndërkombëtare.
Tashmë objektivat janë të qarta për një kualifikim jo vetëm në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por dhe në “Paris 2024”. Nuk është rasti i parë që sportistët tanë bëjnë për shtetet e tjera, sidomos në Itali.
Leonard Nika, 8 herë “kampion” i Italisë në sërf, është një krenari më shumë, por dhe një shkundje e autoriteteve sportive dhe shtetërore, për të mos hequr dorë kaq lehtë nga sportistët tanë.