Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05

Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit “kampion” për konstruktorë”. Edhe këtë fundjavë, Botërori i Formulës 1 është pushim, për të nisur më pas një fund-sezon të zjarrtë, me 3 gara radhazi. Tek “Ferrari”, pas disa fitoresh radhazi, janë të bindur se fitimi i titullit kampion për konstruktorë është i mundshëm, duke parë diferencën e vogël ndaj “MekLaren”-it në renditje.

I bindur për këtë është piloti nga Montekarlo, Sharl Lëkler, që në prag të garës në Las Vegas, deklaroi: “Kjo është një pistë ku ne duhet të bëjmë mirë. Është fakt që kemi përmirësuar shumë menaxhimin e gomave këtë vit. Duke qenë se të gjithë jemi shumë afër në luftën për fitore, besoj se do të kemi akoma një shans për sukses”.

Më pas 27-vjeçari nga Montekarlo shtoi: “Sezoni është drejt fundit, janë tri gara të njëpasnjëshme, pa pushim dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse e nisim me një rezultat të mirë në Las Vegas, atëherë edhe motivimi për dy garat në Gadishullin Arabik do të jetë më i madh. Ky është objektivi ynë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh