AlbanianSport.com 24/10/2018 21:50
ASNN – Infrastruktura bashkëkohore dhe puna me moshat janë dy prej shtyllave kryesore të cilat trajneri i mirënjohur shqiptar, Spiro Leka, i shikon si vendimtare për zhvillimin e basketbollit shqiptar. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka folur se mbetet i hapur edhe për stolin e kombëtares kuqezi të koshit.
Spiro Leka është një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptarë të viteve të fundit, i cili e ka provuar me sukses fatin edhe në basketbollin italian dhe tanimë e ka hedhur vështrimin drejt horizonteve të reja. Dhe ai ka mbërritur në Shqipëri të hënën, me një ftesë të veçantë për një përvojë të re.
Për 52-vjeçarin, ka ardhur koha për të ndarë përvojë e fituar. Trajneri shqiptar e vë theksin tek infrastruktura si një nga dy shtyllat e suksesit për koshin shqiptar. Shtylla e dytë, sipas tij, është puna me moshat. Së fundi, Spiro Leka ka folur edhe për mundësinë e drejtimit prej tij të Kombëtares kuqezi.
Seminari 3-ditor i trajnerit Leka me trajnerët e rinjë të Akademisë “Goga Basket” dhe trajnerët e tjerë ka nisur të martën dhe mbyllet të enjten.