AlbanianSport.com 02.06.2015 08:50
ASNN – Sulmuesi i përfaqësueses, Shkëlzen Gashi, ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira me Bazelin.
Sipas faqes zvicerane në Internet “20 minuten.ch”, interesim për kosovarin kanë shfaqur Sevilja, Lacio, Totenhemi, Shalke 04-ra dhe Beshiktashi.
Edhe pse ka zgjuar interesimin e këtyre skuadrave Gashi thotë se nuk para e shqetëson e ardhmja.
Ai ka përsëritur shpesh ndihet mirë dhe ka një kontratë me ekipin e Bazelit deri në vitin 2018.
Sidoqoftë, merkatoja e verës zgjat deri në fund të gushtit dhe në këto tre muaj të verës ai mund të marrë oferta të majme nga klube të mëdha në Itali, Spanjë apo Gjermani.
Dhe nëse është klub serioz, me siguri që ai do të zgjedhë të luajë në një kampionat më cilësor.